Salvini i përgjigjet Macron-it: Nuk marrim leksione prej teje

Nuk pranojmë të marrim leksione për të drejtat e njeriut nga ana e zotit Macron.

Muajt e fundit i ka blinduar kufijtë me Italinë dhe ka kthyer mbrapsht mbi 50 mijë emigrantë, sidomos gra dhe fëmijë“.

Kështu u është përgjigjur ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, kritikave të presidentit francez në lidhje me emigracionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke mbrojtur dekretin e sigurisë, i propozuar prej tij, Salvini thotë se po luftohet emigracioni i paligjshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Janë arrestuar në Savona 6 bengalezë që për 6 mijë euro për person sillnin në Itali bashkatdhetarët e tyre. 

Pasi siguronin lejen e qëndrimit për motive humanitare, ata detyroheshin të jetonin në shtëpi të mbipopulluara dhe të hapnin aktivitete të vogla tregtare, të cilat furnizoheshin po nga organizatorët e trafikut klandestin. 

E kuptoni tani pse duhej dekreti i sigurisë. 

Para kritikave të atyre që e mbajnë veten për altruistë duke folur nga sallonet e tyre, unë zgjedh të shoh punën time dhe të eci përpara”, tha Salvini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?