Salvini “sulmon” Gjermaninë: Berlini bën rolin e të shurdhrit për çështjen migratore

Italia nuk është ende e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje me Berlinin për çështjen migratore, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini duke theksuar se topi gjendej aktualisht në fushën gjermane.

“Nuk firmos asgjë, derisa Gjermania të mos bëjë rolin e të shurdhrit dhe të mos përballet me të gjitha kërkesat tona’’, theksoi Salvini për gazetën austriake ”Die Presse”, raporton ata.

Sipas marëveshjes, një numër i barabartë i emigrantëve të shpëtuar nga Mesdheu do të dërgoheshin direkt nga Italia në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer po përpiqet të arrijë një pakt me Italinë si një veprim simbolik kundër migracionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Salvini përsëriti se marrëveshja e migrantëve duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë që përfshin ndryshimet në rregullat e refugjatëve në BE, dhe Italia gjithashtu kërkon rregulla të reja edhe për anijet që shpëtojnë emigrantët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?