Sapo e kishte blerë 25 milion euro, miliarderit i shkatërrohet jahti nga flakët (FOTO)

Paolo Scuderi kishte vetëm një muaj që e kishte blerë, por jahti me vlerë 25 milion euro, u shkatërrua si pasojë e një zjarri pranë brigjeve të një ishulli në Spanjë.

Mjeti lundrues luksoz 45 metërsh i miliarderit italian, u përfshi nga flakët pasditen e së enjtes në Cala Saona, në perëndim të ishullit të Formenterës, vetëm një muaj pasi i ishte dorëzuar pronarit.

Rojet bregdetare spanjolle dërguan menjëherë në zonë 2 varka shpëtimi dhe 9 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit të jahtit u shpëtuan pa lëndime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?