FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbia: Thaçi dhe Bushati, sulmuan Daçiçin

 

Në takimin vjetor të ministrave të Jashtëm të Evropës, Juglindore në Berlin, mediat serbe raportojnë se pati një indicet në mes ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu, “Tanjug” shkruan se Thaçi shkëmbeu replika me Daçicin për shkak të vendimit nga UNESCO për mos­anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hashim Thaçi, së bashku me Dimitri Bushati sulmuan Serbinë për sjellje dhe fushatë agresive. E më pas ka reaguar edhe ministri Daçic”, shkruajnë gazetat beogradase.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju donit të anëtarësoheni në UNESCO­, por ju nuk mund të bëni atë me forcë”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Diplomati serb tha gjithashtu se ka reaguar pasi që beson se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, sepse pezullimi i tij nuk është një opsion.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?