SHBA, arrestohet ish-presidenti i Perusë, në kërkim për korrupsion

Autoritetet amerikane njoftuan se kanë arrestuar ish-presidentin peruan Alejandro Toledo, bazuar në një urdhër të autoriteteve peruane nën akuzat për korrupsion.

Sipas Departamentit të Drejtësisë Alejandro Toledon u arrestua në Kaliforni dhe pritet që më vonë gjatë kësaj të zhvillohet një seancë dëgjimore për ekstradimin e tij. Alejandro Toledo ndodhej në SHBA i ftuar nga universiteti i Stanfordit në cilësinë e studiuesit.

Prokurorët peruanë e akuzojnë ish-presidentin Toledo për marrjen e një ryshfeti prej 20 milionë dollarësh nga një kompani ndërtimi braziliane, në këmbim të një kontrate qeveritare për të ndërtuar një autostradë mes Perusë dhe Brazilit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitin e kaluar prokurorët nisën një hetim të gjerë ndaj këtij skandali duke përfshirë edhe dy ish-presidentë të tjerë, Pedro Pablo Kuczynski dhe Alan Garcia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit (Alan Garcia) vrau veten në muajin prill kur policia shkoi në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

Pedro Pablo Kuczynski ndodhet në arrest shtëpiak ndërsa po merr veten nga një operacion që ka kryer së fundmi në zemër.

Alejandro Toledo, i cili ka qenë në detyrën e presidentit prej vitit 2001 deri më 2006-n, i ka mohuar akuzat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?