SHBA del me thirrjen urgjente: Të largohen menjëherë qytetarët amerikanë!

Ambasada amerikane në Moskë ka lëshuar një paralajmërim, duke u kërkuar qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia.

Në një deklaratë, ambasada amerikane tha se qytetarët me dy nënshtetësi mund të thirren për t’u bërë pjesë e mobilizimit të qeverisë ruse në mbështetje të pushtimit të saj në Ukrainë.

“Rusia mund të refuzojë të njohë shtetësinë amerikane, të mohojë aksesin e tyre në konsullatën e SHBA-së, të parandalojë largimin e tyre nga Rusia dhe të rekrutojë këta shtetas për shërbimin ushtarak,” thuhet në deklaratën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada paralajmëroi se qytetarët e saj nuk duhet të udhëtojnë në Rusi dhe se ata që banojnë në vend duhet të largohen menjëherë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?