SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën, thotë ish-sekretari amerikan

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger deklaroi se Uashingtoni zyrtar ka refuzuar diplomacinë tradicionale.

Sipas tiij, në mungesë të një lideri të madh, SHBA-ja e ka sjellë botën në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për Ukrainën dhe Tajvanin.

“Ne jemi në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për një çështje që jemi pjesërisht krijuesit e saj, pa asnjë koncept se si do të përfundojë kriza apo ku do të na çojë ajo”, tha ai për “Wall Street Journal”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se liderët modernë amerikanë e shohin diplomacinë si diçka për të cilën duhet të kenë marrëdhënie personale me armikun, të përpiqen të konvertojnë ose dënojnë bashkëbiseduesit e tyre dhe nuk përpiqen të kuptojnë mendimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kissinger beson se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë një ekuilibër mes vetes, Rusisë dhe Kinës. Sipas tij, SHBA-ja nuk duhet të rrisë tensionet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?