SHBA, paketë e re armësh prej 725 milionë dollarësh për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një paketë të re të ndihmës me armë për Ukrainën me vlerë 725 milionë dollarë.
Në furnizimet e reja ushtarake nuk ka sisteme antiraketë të kërkuara nga Kievi.
Që kur Joe Biden mori detyrën si president i Shteteve të Bashkuara, Uashingtoni ka dërguar mbi 18.2 miliardë dollarë furnizime ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë 17.6 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit “brutal dhe të paprovokuar” më 24 shkurt.
Në paketën e re të armëve amerikane ka: municione për sistemet raketore me lëvizshmëri të lartë (HIMARS); 23.000 fishekë artilerie 155 mm; 500 fishekë artilerie 155 mm; 5000 armë antitank; raketa me shpejtësi të lartë kundër rrezatimit (HARMs); më shumë se 200 automjete me rrota me lëvizshmëri të lartë (HMMWV); si dhe armë të vogla me mbi 2 000 000 municion.
KOHA JONË SONDAZH

