SHBA paralajmëron Rusinë: NATO do përgjigjet me “forcën e saj të plotë” nëse sulmon territorin e saj

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan paralajmëroi këtë të diel se nëse Rusia prek territorin e NATO-s, blloku do të përgjigjet me “forcën e tij të plotë”.

Sullivan tha se një veprim i tillë do të fuste automatikisht në fuqi Nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një aleati të NATO-s do të konsiderohej sulm ndaj të gjithë aleatëve.

“Nëse do të ketë një sulm ushtarak në territorin e NATO-s, ai do të aktivizojë Nenin 5 dhe ne do të përdornim forcën e plotë të aleancës së NATO-s për t’u përgjigjur”, tha ai për CBS.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithçka që unë do të them është se nëse Rusia sulmon, qëllon, godet territorin e NATO-s, aleanca e NATO-s do t’i përgjigjet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi vjen vetëm disa orë pasi forcat ruse hodhën të paktën 30 raketa në një bazë që përdorej nga NATO, vetëm 24 kilometra nga kufiri polak, territor i NATO-s.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?