SHBA për herë të parë pas 11 shtatorit, nxjerr kamionët frigoriferikë

Spitalet e Nju Jorkut kanë vendosur para objekteve kamionë frigoriferikë ku do të fusnin viktimat e koronavirusit. Vendi po përballet me shpërthimit më të madh, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Kamionët e bardhë frigorifer janë parë gjatë fundjavës, të parkuar para qendrave më të mëdha shëndetësore të këtij qyteti.

Gjithashtu janë vendosur tenda të shumta brenda të cilëve po shihen duke hyrë e dalë punonjësit shëndetësor. Në këto tenda kryhen vlerësimet për numrin e personave të prekur me virusin vdekjeprurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të fundit Nju Jorku kishte nxjerrë morg jashtë një spitali, kishte ndodhur pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit të vitit 2001, kur u rrëzuan kullat binjake.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?