FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA , Policia vret dy persona me karikatura të profetit Muhamet

Tragjedi në SHBA. Dy persona u vranë nga policia mbrëmjen e djeshme në Garland, Teksas, pasi kishin hapur zjarr në një ceremoni kushtuar një konkursi me karikatura të profetit Muhamet.

”Trupat e dy të vrarëve nuk janë tërhequr ende nga vendi ku janë qëlluar pasi janë shumë pranë makinës me të cilën udhëtonin, për të cilën dyshohet se është e mbushur me eksplozivë”, tha Joe Harn i policisë së Garlandit.

Ceremonia në Garland ishte organizuar nga ”American Freedom Defense Initiative”, një shoqatë e njohur për qëndriemt e saj antiislamike, si edhe nga aktivistja dhe blogerja e njohur Pamela Geller, e cila kishte deklaruar se kërkonte ta zhvillonte ceremoninë pikërisht në vendin ku një grup mysliman kishte organizuar një event pas sulmeve në Paris kundër revistës satirike ”Charlie Hebdo”, janarin e kaluar, sipas gazetës amerikane ”New York Times”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?