Sherr në BE, Salvini-Macron-it: S’pranojmë leksione

Situata në BE nuk është aspak e qetë dhe shtetet duam të tregojnë forcën. “Nuk pranojmë leksione drejtësie apo humanizmi nga ana e Zotit Macron, i cili në muajt e fundit i ka blinduar kufijtë me Italinë dhe ka refuzuar më shumë se 50 mijë emigrantë, për më tepër gra dhe fëmijë”.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini i përgjigjet sulmit të presidentit francez, që në deklaratën e tij të fundit ja vuri fajin Italisë për krizën e emigrantëve pas rastit Aquarius.

“Nga karabinierët e Savonës janë arrestuar 6 bengalezë, përgjegjës për favorizimin e emigracionit klandestin, grabitje etj. Për 6.000 euro për kokë ja dilnin të sillnin në Itali bashkëkombësit e tyre dhe, pasi u kishin siguruar lejet e qëndrimit për motive humanitare, i detyronin të jetonin në shtëpi të mbingarkuara me banorë dhe të nisnin aktivitete të vogla tregtare, duke i detyruar gjithashtu të furnizoheshin me mall po tek shefat që kryenin këto operacione. E kuptuat se pse nevojitet rregullimi, kontrollimi dhe kufizimi i lejimeve për ‘mbrojtje humanitare’, siç është parashikuar në dekretin e sigurisë? Kështu që nuk pyes shumë për fjalët e zyrtarëve sedentarë që nuk reshtin së foluri nëpër sallonet e tyre komode. Unë eci përpara!”, tha Salvini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?