Shkon mbi 1200 numri të vdekurve nga cunami në Indonezi
Numri të vdekurve nga tërmeti dhe cunami në Indonezi është rritur në më shumë se 1200 viktima, sipas agjensisë së reagimit ndaj fatkeqësive.
Numri i të vdekurve u rrit të martën pasi një shifër e mëparshme konfirmoi 844 të vdekur.
Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë goditi ishullin qendror të Sulawesi, duke shkaktuar cunamin që përfshiu qytetin bregdetar të Palu.
Të mbijetuarit janë të dëshpëruar nga mungesa e ushqimit, karburantit dhe ujit.
Disa nga të mbijetuarit mund të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.
KOHA JONË SONDAZH

