Shpallen fajtorë 6 burrat që përdhunuan dhe vranë vajzën 8-vjeçare
Gjashtë prej tetë burrave të akuzuar për përdhunim, torturë dhe vrasje të një vajze myslimane tetëvjeçare në Kashmirin e administruar nga India, janë shpallur fajtorë, në një proces të përshpejtuar gjyqësor.
Viktima ishte gjetur afër një pylli në qytetin Katua në janar të vitit 2018. Rasti u kthye në kryelajm për vendin, pasi grupe hinduse dhe disa avokatë protestuan ndaj arrestimit të tetë burrave.
Të tetë personat janë deklaruar të pafajshëm. Njëri prej tyre, djali i njërit prej personave të dënuar është liruar.
Në mesin e të akuzuarve përfshihet edhe një zyrtar i pensionuar qeveritar, katër zyrtarë policorë dhe një i mitur.
I mituri do të ndëshkohet ndarasi, sipas akteve ligjore të Indisë.
Detajet e dhunës ndaj vogëlushes patën tmerruar shumë indianë.
KOHA JONË SONDAZH

