Shtatori i 2020 më i ngrohti që nga 1880

Sipas shkencëtarëve në Administratën Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës së SHBA-së, shtatori i këtij viti ka qenë shtatori më i nxehtë që nga fillimi i mbajtjes së shënimeve të temperaturave në vitin 1880.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta të regjistruara në Siberi, në Lindjen e Mesme dhe në pjesë të Amerikës së Jugut në shtator po kontribuojnë që 2020 të jetë një vit jashtëzakonisht i nxehtë, thanë klimatologët.

Në vitin 2015 u nënshkrua marrëveshja e klimës së Parisit, e cila përcakton një kornizë globale për të shmangur ndryshimin e rrezikshëm të klimës duke kufizuar ngrohjen globale nën 2 gradë celsius dhe përpjekje për ta ulur atë në 1.5 gradë celsius.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse vendet e mëdha, përfshirë Kina dhe Bashkimi Evropian janë zotuar të ulin emetimet e tyre në dekadat e ardhshme, në përgjithësi, politikat aktuale po tregojnë që temperaturat do të vazhdojnë të rriten përtej nivelit të 1.5 gradë celsius.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?