“Sillej si një ujk i vetmuar kohët e fundit”, kolegët dëshmojnë për autorin e masakrës në Malin e Zi
Në masakrën më të madhe në historinë e Malit të Zi, Vuk Boriloviç gjithashtu la të plagosur gjashtë persona dhe në fund u vra nga një banor Sipas medias malazeze Jutarnji, Vuk Boriloviçin kolegët e tij e përshkruajnë një njeri të qetë dhe të tërhequr që punonte në Parkun Kombëtar Lovçen.
Ai e nisi planin rreth orës 15:20 dhe objektivi ishte një familje qiramarrëse, një nënë me dy fëmijë. Një nga fqinjët, i cili së fundmi ishte bërë baba, u përpoq të shpëtonte fëmijët që ishin fshehur pas derës, por Boriloviç i vrau ata dhe nënën e tyre. Pasi doli nga shtëpia, ai vrau edhe dajën e tij që po përpiqej ta qetësonte.
Aksioni i përgjakshëm ka zgjatur më shumë se gjysmë ore, vetëm dyqind metra larg Manastirit të Cetinjes, ku zakonisht ndodhet patrulla e policisë. Njëmbëdhjetë të vdekur, ky është bilanci i masakrës në Medovinë të Cetinjes.
Pasi vrau familjen e qiramarrësit, Vuk Boriloviç shkoi shtëpi më shtëpi dhe qëlloi fqinjët dhe bashkëqytetarët të cilët e penguan.
Ende nuk janë zbardhur motivet e krimit.nSipas Pobjeda , disa ditë para ngjarjes tragjike në Cetinje, Boriloviç ka çuar me makinë gruan dhe katër fëmijët e tij në një qytet në bregdetin malazez dhe më pas është kthyer në vendlindje. Kolegët e tij thonë se muajt e fundit ai ka qenë jashtëzakonisht i tërhequr dhe ka pasur pak biseda me të tjerët në punë.
Njerëz nga vendbanimi i Medovinës thonë se së fundmi Boriloviç ka qenë jashtëzakonisht dyshues dhe mosbesues ndaj fqinjëve të tij me të cilët ka jetuar për vite të tëra, ka shfaqur edhe disa shenja të sjelljes paranojake, por megjithatë askush nuk mund ta merrte me mend se çfarë do të ndodhte në të vërtetë më gusht.
“Ai po sillej si një ujk i vetmuar kohët e fundit. Vuk ka punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet, ka qenë shef i shërbimit të higjienës së mjedisit, i ngarkuar me rregullimin e parkut, montimin e orendive… Ishte një njeri punëtor, por kohët e fundit ka qenë i tërhequr, ai ishte si një “ujk i vetmuar”. Ai vinte në punë, bënte atë që duhej të bënte dhe më pas izolohej, distancohej nga kolegët. Ai ishte një koleg dhe një mik që bënte gjithçka për të ndihmuar të tjerët”, tha njëri prej kolegëve të autorit.
KOHA JONË SONDAZH

