FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandal në Buckingham Palace, djali i Mbretëreshës ka pasur “skllave seksi” një të mitur

Buckingham Palace përfshihet në një skandal seksual me të mitur. Një grua ka dëshmuar në një sallë gjyqi në Florida se është detyruar në mënyrë të vazhdueshme të kryejë marrëdhënie seksuale si “skllave seksuale” kur ajo ishte ende minorene dhe në këtë çështje ka përfshirë edhe emrin e princit Andrew, djali i tretë i mbretëreshës Elisabetta II. Mediat në Britani shkruajnë se një bankier e ka përdorur vajzën si skllave seksi për shokët e tij të pasur e të fuqishëm, ndër të cilët edhe Princi Andrew, tashmë 54 vjeç.

Buckingham Palace ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku thuhet se “çdo pretendim për marrëdhënie të papërshtatshme me një të mitur është gënjeshtër”.

Kjo histori u publikua për herë të parë në revistën “Vanity Fair” në vitin 2011 dhe në atë kohë princi Andrew e përgënjeshtroi të kishte patur raporte seksuale me vajza të reja. Një tjetër emër i njohur që është përfshirë në këtë çështje është ai i princit amerikan Alam Dershowitz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?