Solidariteti i vendeve aleate me Turqinë

Solidariteti me Turqinë ndaj sulmit tronditës, ka bashkuar liderët e shteteve që janë aleate me Turqinë. Ja disa prej Ministrave dhe Presidentëve që kanë ndarë dhimbjen dhe mbështetjen e tyre ndaj Stambollit:

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, në një postim në Twitter ka shprehur ngushëllimin ndaj ngjarjes tragjike. “Istanbul. Sultan Ahmet. Terrorizmi nuk mund të justifikohet. Ne jemi në anën e popullit turk”.

Donald Tusk – President i Këshillit Europian. Ja mesazhi në twitter: “I dënojnë sulmet brutale terroriste sot në Stamboll. Ndajnë dhimbjen me viktimat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditmir Bushati – Ministër i Jashtëm i Shqipërisë – Shqipëria është aleate me Turqinë, këtë e ka shprehur dhe Ministri në postimin e tij në Twitter. ” Ngushëllimet për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Stamboll. Si një aleat Shqipëria qëndron në solidaritet me Turqinë”

Swiss Digital Mobile Reklama

Jespen Sorensen- Ministër i Jashtëm i Danimarkës. Ja mesazhi për sulmin: “Sulmi të tmerrshëm në Stamboll, një qytet me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Duke qarë për popullin e këtij kombi të madh. Mendimet tona janë ndaj familjeve të viktimave”.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?