Spanja ndjek “modelin” italian, bllokon gjithçka

Spanja po përjeton ditët e saj më dramatike si pasojë e përhapjes të koronavirusit. Sipas të dhënave e Ministrisë së Shëndetësisë spanjolle, dje ka patur 832 të vdekur, duke i çuar në 6531 në total.

Të prekurit në Spanjë nga COVID-19 janë 78.797, ku prej tyre më shumë se 43 mijë gjenden në spital, duke konfirmuar agresivitetin e koronavirusit në gadishullin iberik.

Kryeqyteti Madrid është padyshim epiqendra kryesore me pothuajse 23 mijë të prekur, dhe më shumë se 1500 të vdekur, ndërkohë që në Katalunja të prekurit janë tashmë 15 mijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria spanjolle ka deklaruar se çdo aktivitet i cilësuar si jo bazik do të pezullohet deri në 9 prill, duke ndjekur “modelin” italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rastet e COVID-19 në botë ndërkohë kanë kaluar 670 mijë personat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?