Stoltenberg përshëndet marrëveshjen: Kurti e Vuçiç t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut politik
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kja mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes mes dy vendeve.
Me anë të një postimi në Twitter ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut, duke theksuar se KFOR do të mbetet vigjilent.
”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy (presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti) për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbesin vigjilentë”, shkruan Stoltenberg.
I welcome the EU-facilitated deal on free movement between #Kosovo and #Serbia. I encourage both @predsednikrs &@albinkurti to resolve outstanding issues through political dialogue. @NATO_KFOR remains vigilant.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 28, 2022
KOHA JONË SONDAZH

