Stuhia e rrallë prek brigjet spanjolle dhe franceze (FOTO)

Stuhitë godasin brigjet e Atlantikut në Veri të Spanjës dhe Perëndim të Francës, me erëra që shkojnë deri në 147 kilometra në orë. Një anije shpëtimi u përmbys në Francë, duke lënë 3 pjesëtarë të ekuipazhit të vdekur. Ata ishin pjesë e një grupimi prej 7 personash që po kërkonin të ndihmonin një tjetër anije, e cila kishte hasur në vështirësi të mëdha për shkak të Stuhisë “Miguel”. Dëme të shumta ka pasur edhe në Spanjë. Stuhia është e pazakontë pasi vjen në nisje të sezonit turistik veror. Resortet bregdetare u braktisën dhe transporti publik u ndërprenë zonat e prekura.

“Është një tragjedi e tmerrshme, kushtet e motit janë shumë të këqija dhe deti është shumë i ashpër, ndërsa erërat kanë fuqi të jashtëzakonshme. Kushtet e motit komplikuan lundrimin në det por edhe situatën në brigje”, tha senatorja Annick Billon.

3 helikopterë dhe rreth 60-zjarrëfikës morën pjesë në operacionin e rikuperimit të trupave të pajetë. Autoritetet në Francë dhe Spanjë u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit të stuhisë dhe të ruhen nga rrëzimi i mundshëm i pemëve. Përveç këtyre dy vendeve, moti i keq ka prekur Holandën dhe disa shtete të tjera europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?