FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi terrorist në Stamboll, arrestohen 3 rusë

Turqia ka arrestuar tre shtetas rusë me dyshimin se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik.

Të arrestuarit dyshohen se ishin në kontakt me militantët e IS-it në zonat e konfliktit dhe i kanë furnizuar me pajisje logjistike.

Konsullata ruse në Antalia ka konfirmuar lajmin, ndërsa ka thënë se arsyet për arrestimin e tyre pritet të sqarohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi vjen një ditë pas një sulmi në Stamboll ku mbetën të vrarë 11 persona, 8 prej të cilëve janë turistë gjermanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar në muajin nëntor se më shumë se 2 mijë e 700 rusë kanë shkuar në Siri dhe janë bashkuar me Shtetin Islamik. 160 prej tyre janë vrarë, 73 të tjerë janë kthyer dhe 36 janë arrestuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?