Tableti vret 3 vjeçaren në aksidentin me makinë

Një vajzë ka humbur jetën pasi u godit nga tableti i saj gjatë një aksidenti me makinë.

Ngjarja ka ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë e përdorimit të pajisjeve të tilla gjatë lëvizjes së automjeteve.

3-vjeçarja humbi jetën pasi nëna e saj u përplas me pjesën e prapme të një autobusi në Spanjë të hënën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportet tregojnë se vajza ishte e lidhur në sendiljen e posaçme për fëmijët, por vdekja iu shkaktua nga tableti që iu përplas në fytyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizatat e sigurisë rrugore kanë theksuar se tragjedia ishte shumë e pazakontë.

Aksidenti ndodhi në Vilanova de Arousa, një qytet në veri-perëndim të Spanjës.

Fëmija nuk është identifikuar por është raportuar të jetë mbesa e një biznesmeni të njohur lokal.

Megjithëse shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar, policia ka thënë se tableti i ka shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Nëna 26-vjeçare dhe një student në autobus kanë pësuar lëndime të lehta.

“Ky ëshët aksident tragjik që vjen si mesazh për të gjithë prindërit që i lejojnë fëmijës së tyre një tabletë apo telefon si argëtim gjatë udhëtimit me makinë,”-tha eksperti i sigurisë së RAC-it Pete Williams për BBC.

“Nuk kemi dëgjuar për ndonjë incident të ngjashëm, por është e rëndësishme të kuptojmë se në një aksident kur makina ecën me shpejtësi të lartë, çdo objekt që nuk është sistemuar brena në automjet ka potencial të bëhet një predhë vdekjeprurëse.”

Pllakat dhe pajisjet e tjera elektronike përdoren zakonisht nga prindërit për t’i mbajtur fëmijët e tyre të zënë gjatë udhëtimeve me makina.

Ekzistojnë paisje që tableti të qëndrojë i kyçur në pjesën e pasme të sendiljes në mënyrë që fëmija mund të shikojë.

Por kjo mund t’i pengojë fëmijët që të arrijnë ekranin, duke e bërë pak të përdorshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?