Tajvani i kundërpërgjigjet Kinës, ngre aeroplanët luftarak

Tajvani ngriti shpejt aeroplanët luftarakë si shenjë e paralajmërimit për 27 aeroplanët kinezë që shkelën hapësirën ajrore tajvaneze, njoftoi ministria e mbrojtjes këtij vendi.

22 prej aeroplanëve kishin kaluar vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit, e cila ndan ishullin e vetëqeverisur nga Kina, raporton skyneës.

Tajvani, të cilin Kina e pretendon si territorin e vet, tha se dërgoi aeroplanë dhe vendosi sisteme raketore për të “monitoruar” aktivitetet kineze në zonën e saj të identifikimit të mbrojtjes ajrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Misioni i fundit kinez përfshinte 17 aeroplanë luftëtarë kinezë Su-30 dhe 11 aeroplanë të tjerë, shtoi ministria e mbrojtjes e Tajvanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëvizja vjen pasi Tajvani tha se disa nga veprimet ushtarake të Kinës rreth Tajvanit ishin brenda 12 miljeve detare nga bregu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?