“Të lutem, mos më detyro të të vras”, polici në Florida ekzekuton për vdekje 27-vjeçarin (VIDEO)
Policia e Floridës publikoi pamjet e kapura nga kamera e një efektivi, për të treguar momentet e fundit të përballjes me një të dyshuar, para se ta qëllonte për vdekje.
Dylan Ray Scott, 27 vjeç, u vra të martën në mbrëmje në Rivervju (Rivervieë, Florida) pasi i tha policisë se kishte një pistoletë në makinë. Por më vonë, gjatë kërkimit, nuk u gjet asnjë armë.
Efektivi i Sherifit të Kontesë Hillsborou, Timothy Miskell, dëgjohet në video duke i thënë vazhdimisht viktimës që të ngrejë duart lart. Policia tha se efektivi kishte kaluar katër minuta duke biseduar me Scott, i cili ishte në kërkim për vjedhje makinash, para se të hapte zjarr.
Autoritetet thanë më pas se Scott kishte shkruar një letër ku thoshte se donte që të vritej nga një polic. “Nuk kemi asgjë personale dhe nuk dua të të qëlloj, por nëse nuk më tregon duart, kjo do të ndodhë. Të lutem ngriji duart lart! Të lutem, mos më detyro të të vras!”, dëgjohet të thotë Miskell. “Do të vdesësh mu aty në sedilje nëse nuk më tregon duart. Të lutem mos e bëj këtë zgjedhje, të lutem mos. Do të dalësh nga burgu nesër, vetëm ngriji duart lart!”.
KOHA JONË SONDAZH

