Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Gjermani
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në një shkollë në Gjermani, ndërsa si pasojë, raportohet se një grua ka përfunduar në spital.
Mediat shkruajnë se ngjarja a ndodhur në Bremerhavem 90 km në Perëndim të Hamburgut. Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e gruas së plagosur.
“Nxënësit janë në klasat e tyre me mësuesit e tyre”, tha policia në një deklaratë.
“Policia ka nën kontroll situatën në vendngjarje. Masat e policisë po vazhdojnë”, shtuan më tej ata
KOHA JONË SONDAZH

