Tensionohen marrëdhëniet Greqi-Turqi, Erdogan: Nëse nuk tërhiqen, s’ka takim me Mitsotakis

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të premten se ai refuzon të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis derisa lideri grek “të tërhiqet”.

“Ne thamë ‘më falni, por nuk kemi kohë për një takim të tillë për momentin’. Sepse është e qartë se ata po militarizojnë ishujt. Le të tërhiqet, përderisa nuk tërhiqet, nuk ka mundësi të takohemi”, tha ai.

Për marrëdhëniet me Greqinë, Erdogan u tha gazetarëve gjatë kthimit të tij nga Madridi se liderët e NATO-s në samit ishin ofruar të ndërmjetësonin dhe të organizonin bisedime me Mitsotakis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Stambolli Erdogan iu drejtua gazetarëve dhe tha se Turqia nuk ka dëshirë të hyjë në luftë me Greqinë, duke shtuar se Athina nuk i mbajti premtimet dhe shkeli hapësirën ajrore 147 herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turqia po kërkon që Greqia të çmilitarizojë ishujt e saj lindorë, duke përmendur traktatet e shekullit të 20-të që ia dhanë sovranitetin e ishujve Greqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?