Tërhiqen forcat ushtarake, Rusia shpall armëpushim për civilët në Mariupol

Ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj do të ndalonin armiqësitë për të lejuar civilët të largoheshin nga uzina e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupol.

Trupat ruse “nga ora 14:00 me orën e Moskës (1100 GMT) më 25 prill 2022, do të ndalojnë në mënyrë të njëanshme çdo armiqësi, do të tërheqin njësitë në një distancë të sigurt dhe do të sigurojnë tërheqjen” e civilëve, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Javën e kaluar, Rusia tha se civilët dhe luftëtarët ukrainas mund të largoheshin nga uzina e Azovstal me kushtin që forcat ukrainase të “ngrenë flamuj të bardhë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?