Tërmet i fuqishëm 6.8 ballë, ky është vendi që rrezikon të goditet nga një cunami
Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme autoritetet tashmë kanë dhënë paralajmërimin për ndonjë cunami të mundshëm.
Lëkundjet e tokës janë ndjerë në veri-lindje të vendit.
Sipas raportimeve, tërmeti u ndje në lindje të brigjeve të Honshu, rreth 30 milje nga qyteti Sakata.
Deri më tani nuk njoftohet për dëme në njerëz apo materiale.
Raportohet gjithashtu se epiqendra e tërmetit ka qenë e cekët dhe goditi 10 km nën sipërfaqe. Sidoqoftë, dridhjet e cekëta mund të shkaktojnë më shumë dëme në sipërfaqen e Tokës.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) lëshoi një paralajmërim për një cunami me dallgë deti nga 0.2 deri 1.0 metra.
Ministria e Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Emergjencave vendosi një paralajmërim në plazh, duke u bërë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë të përgatitur për rryma të forta pranë bregut.

KOHA JONË SONDAZH

