Tërmeti në Indonezi, mbi 380 të vdekur qinda të plagosur

Rreth 380 persona kanë humbur jetën për shkak të një cunami të fortë të shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 7.5, bën të ditur Agjencia kombëtare e katastrofave. Tërmeti goditi qytetin bregdetar të Indonezisë Palu.

Cunami ka shkaktuar dallgë tre metra të larta. Sakaq, një numër i madh personash kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu, bëhet e ditur se tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një numër i konsiderushëm i viktimave janë gjetur nën rrënoja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qindra shtëpi, spitale, hotele dhe qendra tregtare janë shkatërruar. Energjia elektrike është ndërprerë në pjesë më të madhe të qytetit dhe rrugët kryesore janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që muajin e kaluar, një seri tërmetesh goditën ishullin indonezian Lombokut, ku humbën jetën të paktën 460 persona persona.

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?