Thatësirë në Rumani, lumi Danub në nivelet më të ulëta

Rumania është duke vuajtur nga një thatësirë e paprecedentë e cila është kthyer në shqetësim edhe në shumë shtete të tjera europiane.

Niveli i ujit në lumin më të madh të vendit në Danub ka arritur minimunim historik. Për shkak të thatësirës ekstreme, janë krijuar brigje ranore, duke e bërë të vështirë lundrimin.

Në rrjedhën e poshtme në digën Iron Gate 2 në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Rumanisë, niveli është aq i ulët sa mund të duken edhe mbetjet e anijeve të fundosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në juglindje të vendit, në Bazias, Danubi aktualisht ka një prurje prej 1900 metra kub në sekondë, njëlloj si në vitin 2003, kur termocentrali bërthamor në Cernavoda u mbyll për mungesë uji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Niveli më i ulët i Danubit u regjistrua në vitin 1992 me vetëm 1580 metra kub në sekondë.

Rrethi Vrancea në pjesën lindore të vendit në rajonin e Moldavisë është një nga zonat të prekura më shumë nga thatësira.

Toka është e thatë dhe e plasaritur, një e treta e tokës së kultivuar është shkatërruar.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, sipërfaqja totale e prekur nga thatësira deri tani është rreth 150 600 hektarë në 20 rrethe.

Ujitja mund të kishte shpëtuar bujqësinë në këtë zonë , por Kanali Siret-Baragan, një strukturë e rëndësishme strategjike për Rumaninë juglindore ende nuk ka përfunduar dhe vetëm një e treta mund të përdoret.

Ndërkohë, fermerët po bëhen thirrje për të kursyer ujin. Sipas Ministrisë së Mjedisit, rezervuarët strategjikë të Rumanisë janë rreth 70% plot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?