Tronditet Vatikani, kardinali preket nga virusi
Pandemia e Covid-19 ka prekur edhe në Vatikan. Ipeshkvi i Dioqezës së Romës, Angelo De Donatis ka dalë pozitiv me koronavirus. Donatis është kardinali i parë që diagnostikohet pozitiv me Covid-19. Ai është shtruar në spitalin Gemelli të Romës me ethe ku po merr mjekim. Mediat italiane raportojnë se është në gjendje të mirë, dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë vetëizoluar. Me rastin e Donatis shkon në 7 numri i të infektuarve në Vatikan.
KOHA JONË SONDAZH

