FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump i rrëmben një puthje Putin-it

Një restorant në Lituani është bërë i famshëm për një pjesë të shkëlqyer grafiti me tematikë politike. Keulė Ruke, një restorant rastësor në kryeqytetin e Vilnius, ka realizuar një afresk të presidentit rus Vladimir Putin duke u puthur me kandidatin për president të Amerikës, Donald Trump.

Pronarët janë shprehur se frymëzim për ta është fotografia e famshme e vitit 1979, e udhëheqësit sovjetik Leonid Brezhnjevit që u puth me aleatin e tij komunist Erich Honecker.

“Ne shohim shumë ngjashmëri midis këtyre dy heronjve”, “Trump dhe Putin,” tha Dominykas Ceckauskas, pronar i Keulė Ruke dhe në një intervistë ai ka thënë se:”Ata të dy kanë ego të mëdha, dhe kjo është zbavitëse për të parë se si ato do të jenë bashkë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump, i cili është kandidati për zgjedhjet presidenciale e ardhshme amerikane, ka vlerësuar Putinin në disa raste. Presidenti rus ka thënë gjëra të mira për Trump, gjithashtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ceckauskas shtoi më tej se: “Duket se ne kemi një Lufte të re të Ftohtë, dhe Amerika mund të ketë një president që kërkon miqësinë me Rusinë.” Kjo perspektivë mund të jetë më pak zbavitës, duke pasur parasysh mbështetjen e vendeve baltike në NATO për mbrojtjen nga Rusia”.

Burimi: Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?