Trump pezullon tarifat ndaj Meksikës pas marrëveshjes së emigracionit

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten mbrëma se tarifat që ai kërcënoi javën e shkuar do të “pezulloheshin për një kohë të pacaktuar” pas disa ditë negociatash me Meksikën.

“Unë jam i kënaqur t’ju informoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje të nënshkruar me Meksikën,” njoftoi Trump në Twitter. “Tarifat e planifikuara për t’u zbatuar nga Shtetet e Bashkuara të hënën, kundër Meksikës, janë pezulluar për një kohë të pacaktuar.

Trump njoftoi më parë se do të vendoste një tarifë prej 5%, duke cituar një fluks të madh të emigrantëve “që vijnë në vendin tonë nga Meksika në mënyrë ilegale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump kërcënonte se tarifat do të rriteshin në 10% në korrik, 15% në gusht, 20% në shtator dhe 25% në tetor, nëse Meksika nuk do të merrte hapa për të ulur normën e emigracionit të paligjshëm. Presidenti në njoftimin e tij të fundit tha se Meksika kishte pranuar “të merrte masa të forta për të frenuar valën e emigracionit”. Kjo përpjekje po realizohet në mënyrë të tillë që të reduktohet ose eliminohet në masë të madhe emigracioni i paligjshëm që vjen nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara,” tha Trump në mesazhin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?