FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump pushon nga puna menaxherin e fushatës

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka pushuar nga puna menaxherin e fushatës së tij, Corey Lewandowski.

“Lewandowski nuk do të punoj më me fushatën tonë,” tha të hënën Hope Hicks, zëdhënëse e fushatës së republikanit Donald Trump. Zëdhënësja Hicks vlerësoi zotin Lewandowski për “punën dhe përkushtimin tij”.

Corey Lewandowski, i cili ishte pjesë e fushatës së zotit Trump që nga qershori i kaluar, është perceptuar nga shumë vëzhgues politikë se ka patur marrëdhënie armiqësore me gazetarë të shumtë vendas dhe marrëdhënie të tensionuara me disa zyrtarë të Partisë Republikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tërhoqi vëmendje të konsiderueshme pas akuzave për keqtrajtimin e një gazetareje në Florida, gjatë fushatës për zgjedhjet paraprake. Zoti Lewandowski gjithashtu ka patur një përplasje me kryetarin e Fushatës së Donald Trumpit, zotin Paul Manafort.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sondazhet tregojnë se mbështetja për zotin Trump është në rënie dhe ai po përballet me një rezistencë nga shumë anëtarë të Partisë Republikane, të cilët janë të shqetësuar nga komentet e tij të debatueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?