Trump: SHBA është mirë të sigurojë shkollat se sa të armatosë Ukrainën

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë që t’i japin përparësi financimit për sigurinë e shkollave në vend të dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë.

Duke folur në një konferencë pro armëve, Trump vuri në dyshim se si SHBA ka 40 miliardë dollarë për të dërguar në Ukrainë, por nuk mund të sigurojë sigurinë në shkolla.

“Përpara se të ndërtojmë kombin në pjesën tjetër të botës, ne duhet të ndërtojmë shkolla të sigurta për fëmijët tanë në vendin tonë”, tha Trump në fjalimin e së premtes, duke marrë duartrokitje të forta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpenzuam trilionë dollarë në Irak dhe Afganistan dhe nuk morëm asgjë mbrapsht”, shtoi Trump teksa mirëpriste duartrokitjet e publikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të këtij muaji, Kongresi Amerikan votoi me shumicë dërrmuese për dërgimin e gati 40 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në total, ligjvënësit amerikanë kanë dërguar rreth 54 miliardë dollarë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?