Trump tallet me dëshminë e akuzueses së Kavanaugh

Presidenti Trump është tallur me dëshminë e Christine Blasey Ford kundër kandidatit të Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh gjatë një tubimi në Misisipi.

“Në cilën lagje ndodhi? Unë nuk e di,”-tha Tump. “Por kisha një birrë. Kjo është e vetmja gjë që mbaj mend.”

Ditë më parë Trump tha se Profesoresha Ford ishte një dëshmitare “e besueshme” dhe “bindëse”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ford tha në Senat se Kavanaugh  e kishte ngacmuar seksualisht kur ishte adoleshente. Por ai e ka mohuar këtë fakt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump u tha mbështetësve në Southhaven se kundërshtarët e tij politikë janë përpjekur për të shkatërruar gjyqtarin Kavanaugh që nga dita e parë që ai u njoftua si kandidat.

Më pas, presidenti filloi të tallej me dëshminë e Ford, duke thënë se ajo nuk mbante detajet më themelore për mbrëmjen kur ndodhi sulmi i supozuar.

Njerëzit filluan të qeshnin kur presidenti tha: “Para 35 vjetësh kjo ndodhi: Kisha një birrë! Epo, ju mendoni se ishte …? Jo! Ishte një birrë. Mirë. Po si arrite në shtëpi? Nuk e mbaj mend! Si shkove atje? Nuk e mbaj mend! Ku ndodhej vendi? Nuk e mbaj mend! Sa vite me parë ndodhi? Nuk e di, nuk e di, nuk e di! Nuk e di! Çfarë lagjeje ishte? Nuk e di. Ku ishte shtëpia? Nuk e di! Por unë kisha një birrë. E vetmja gjë që mbaj mend dhe jetën e një njeriu të thyer në copa.”

Trump ka urdhëruar FBI-në që të hetojë akuzat.

Megjithatë, avokatët e Ford thonë se FBI nuk i ka marrë akoma dëshminë profesoreshës dhe se është e pakonceptueshme  që agjencia mund të kryejë një hetim tërësor pa e marrë në pyetje atë.

Hetimi i FBI-së duhet të përfundojë deri të premten. Udhëheqës i Senate Majority, Mitch McConnell ka kërkuar që Senati të votojë për konfirmimin Kavanaugh këtë javë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?