Truri i luftës në Ukrainë, vritet vajza e bashkëpunëtorit të Putinit

Vajza e një bashkëpunëtori të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin u vra pranë kryeqytetit Moskë. Darya Dugina humbi jetën pas shpërthimit të automjetit me të cilin po udhëtonte. Babai i saj, filozofi Alexander Dugina, i njohur si “truri” i Putinit, mund të ketë qenë shënjestra e sulmit.

Dugina është një ideolog ultra-nacionalist, mjaft i afërt me numri një të Kremlinit. 60-vjeçari dha vajza e tij ishin ftuar në një festival që zhvillohej pranë Moskës, në një prej ndërtesave ku dikur kishte jetuar Aleksander Pushkin.

Ata duhet të ktheheshin me të njëjtin automjet për në shtëpi, mbrëmjen e së shtunës, para se Dugina të vendoste të udhëtonte vetëm, në momentet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?