Turqia dhe Greqia “ulin armët e luftës” pas tërmetit, Athina ofron ndihmë

Pavarësisht konflikteve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit mbi kërkimet në Mesdhe nga ana e Turqisë, liderët e dy vendeve kanë lënë mënjanë akuzat pas tërmeti tragjik që goditi qytetin turk të Izmirit dhe ishullin grek të Samos.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i përcjellë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e jetëve duke dërguar një mesazh uniteti midis dy popujve.

Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me telefon homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu, menjëherë pas tërmetit të madh në Egje dhe shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar në procesin e evakuimit të qytetarëve, banesat e të cilëve janë shkatërruar në rajonin e Izmirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas tërmetit të Samos dhe Smyrna, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias kontaktoi homologun turk M.Cavusoglu dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të dërguar drejtpërdrejt forcat EMAK në Turqi për të ndihmuar qytetarët e bllokuar”, thotë Ministria e Jashtme greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?