Turqia ndez tensionet, nis stërvitjen me zjarr mes ishujve grek

Turqia ka rritur sërish tensionet në Egjeun Lindor, ku ka njoftuar për stërvitje me zjarr real të marinës së saj në zonën mes ishujve grekë Rodos dhe Kastelorizo.

Stërvitja është planifikuar më 29 shtator nga ora 8:00 deri në 4:00, ndërsa janë paralajmëruar mjetet e tjera lundruese që të kenë kujdes.

Ky vendim vjen pas deklaratës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan më herët sot, i cili me rastin e përvjetorit të betejës detare të Prevezës në shtator 1538 tha se Turqia do të vazhdonte të mbronte “Atdheun e Kaltër” të saj, duke iu referuar zonave detare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?