Tym në avion, tmerrohen pasagjerët
Një fluturim i “British Airways” u evakua pasi kabina e aeroplanit u mbush me tym. Linja ajrore konfirmoi një “incident” në fluturimin BA422, i cili u nis në Londër në orën 15:10 të hënën dhe zbarkoi në Valencia.
Pasagjerët kërkonin ndihmën e urgjencës, siç e përshkruante njëri prej tyre, për përvojën “e tmerrshme” që kishin përjetuar, si “një film horror”.
British Airways u ka kërkuar falje 175 pasagjerëve në aeroplan. Një deklaratë nga linja ajrore thoshte se kishin “pësuar një problem teknik”.
Udhëtarëve që u vonuan gjatë natës iu dha strehim falas në një hotel.
KOHA JONË SONDAZH

