U shpall dje, ky është restoranti më i mirë në botë për këtë vit

Një restorant në rivierën franceze, larg kufirit italian dhe detit të Ligurias, është kurorëzuar si restoranti më i mirë në botë.

“Mirazur”, restoranti që drejtohet nga shefi argjentinas Mauro Colagreco, në Menton të Francës, është cilësuar si më i miri këtë të martë.

Restoranti mori këtë çmim të madh pas një ceremonie gjigante të mbajtur në Singapor nga revista britanike “Restaurant”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e dytë, në 50 restorantet më të mira në botë, renditet Noma në Kopenhagen dhe vendi i tretë i është rezervuar restorantit Asador Etxebarri në Spanjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tepër i entuziasmuar nga ky çmim, Colagreco u hutua kur doli në skenë.

Ai tha:

Faleminderit ekipi im. Ju e meritoni këtë pas gjithë këtyre vitesh. Faleminderit miq që na keni mbështetur gjatë këtyre 13 viteve”.
Në vend të katërt u rendit Bangkok’s Gaggan, pronari dhe shefi i të cilit, Gaggan Anand fitoi çmim për elementët modernë që kishte futur në kuzhinën tradicionale indiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?