”Udhëtuesi në kohë” nga viti 2236, flet për datat me ngjarje të rëndësishme

Një udhëtues në kohë që pretendon se vjen nga viti 2236, ka paralajmëruar se jemi vetëm disa ditë larg kontaktit të parë zyrtar me alienët. Një përdorues i TikTok që e quan veten ”Real Time Traveler”, (Udhëtues real i Kohës) thotë se tre evente madhore do të zgjerojnë ndjeshëm kuptimin e njeriut për botën dhe i pari pritet të ndodhë shumë shpejt.

Pa përmendur prova konkrete, përdoruesi thotë në mesazhin e tij se njeriu do të nisë të njohë “krijesa anormale”, teksa bashkëveprimet me alienët do të rriten.

“Më 21 tetor, një krijesë anormale pikaset në lindje të Amerikës së Veriut, kjo krijesë përshkruhet si njerëzore por e rrezikshme. Më 12 dhjetor, specia aliene “Azarx” do të publikohet në mediat e çdo kontinenti, teksa rastet e bashkëveprimit me alienët shtohen në sytë e publikut. Ndërsa më 16 janar, 2023, ADN-ja e njeriut do të modifikohet për të shtuar jetëgjatësinë dhe rritur forcën e njeriut”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përdoruesit e TikTok ishin normalisht të përçarë për pretendimet duke theksuar se dhe parashikime të mëparshme të autorit nuk ishin realizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?