FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uji i pijshëm në Michigan, përmban plumb helmues

Në qytetin e Flint, në Michigan, uji i pijshëm është me probleme, aq sa nëpër çezma tashmë ai del ngjyrë kafe. Qyteti po vuan dhe po kalon në një krizë të ujit. Banorët janë të ndaluar që të konsumojnë ujë, sepse ai përmban nivele të larta të plumbit helmues. Fotot janë postuar në mediat sociale, ku vetë banorët janë ata që denoncojnë këtë problem të madh.

Vendorët janë të detyruar të blejnë ujë me lekë nëpër supermarkete. Rreth 200 njerëz kanë bërë thirrje për dorëheqjen e guvernatorit Rick Snyder.  Megjithatë, asgjë nuk është bërë për të adresuar qytetarët se si të veprojnë. Para një viti e gjysmë, studiuesit gjetën kishin gjetur përqindje të lartë të nivelit  mbi mesatar të plumbit në gjakun e fëmijëve, sipas Washington Post.

R.Sh

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?