Ukraina i kërkon llogari Turqisë për anijen ruse

Ministria e Jashtme ukrainase tha të enjten se anija ruse e ngarkuar me grurë ukrainas është lejuar që të largohet nga porti turk, Karasu.

Ukraina tha se lejimi i anijes që të largohet nga porti i Turqisë ishte një veprim “i papranueshëm” dhe për këtë temë do të thërrasë në bisedë ambasadorin e Turqisë.

“Na vjen keq që anija ruse, Zhibek Zholy, e cila ishte e mbushur plotësisht me drithin e vjedhur ukrainas, është lejuar që të largohet nga porti Karasu, pavarësisht të dhënave që u janë prezantuar autoriteteve turke”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko përmes një postimi në Twitter.
“Ambasadori turk në Kiev do të ftohet nga Ministria e Jashtme e Ukrainës për të sqaruar këtë situatë të papranueshme”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët Ukraina i kishte kërkuar Rusisë të bllokonte anijen me grurë, që sipas tyre Rusia ia kishte vjedhur Ukrainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?