Ukraina kërkon ndihmë, Erdogan përgatit anijet
Ukraina i kërkoi Turqisë të ndalojë anijen ruse të mallrave Zhibek Zholy, e cila transporton një ngarkesë me drithë ukrainase nga porti Berdyansk i pushtuar nga trupat e Moskës. Kjo anije është larguar nga porti me 4,500 tonë grurë që i përkasin Ukrainës.
Në një letër drejtuar Ministrisë Turke të Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme ukrainase thekson në mënyrë specifike se Zhibek Zholy është përfshirë në “eksportin e paligjshëm të grurit ukrainas” nga Berdyansk dhe s’është nisur drejt Turqisë.
Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës i bëri thirrje autoriteteve turke të inspektojnë anijen, të verifikojnë ngarkesën e saj e ta ndalojnë atë.
KOHA JONË SONDAZH

