Ura në qytetin e vogël ukrainas, që ndali agresionin rus
Voznesensk një qytet i Ukrainës dhe ura strategjike e tij, mund të cilësohet si vendimtare kundër luftës ruse. Fitorja do t’u kishte mundësuar forcave ruse që të futeshin drejt Odesës dhe një centrali të rëndësishëm bërthamor në Ukrainë.
Trupat ukrainase, të mbështetura nga vullnetarë vendas, arritën të shkatërronin planet e rusëve, fillimisht duke hedhur në erë urën dhe më pas duke detyruar ushtrinë armike që të tërhiqej deri në 100 kilometra në lindje.
“Është e vështirë ta shpjegosh si ia dolëm. Falë shpirtit luftarak të popullit tonë dhe ushtrisë ukrainase”, thotë për BBC kryebashkiaku 32-vjeçar i Voznesensk, Yevheni Velichko.
Mijëra vetë kanë vendosur të largohen nga Voznesensk, por ata që kanë vendosur të qëndrojnë, janë krenarë për fitoren. “Ishte një përpjekje kolosale nga të gjithë”, thotë Alexander, një dyqanxhi i cili filmoi veten në fronin e luftës.
Në kopshtin e shtëpisë së Svetlana Nikolaevna, shenjat e tankeve janë të pranishme. Banesa e saj ndodhet në fshatin Rakove, në jug të qytetit, ku ndodhen edhe disa prej përplasjeve më të forta.
KOHA JONË SONDAZH

