Urinoi në trotuar në Milano, emigranti peruanë gjobitet me 3300 euro
Mbrëmë, një emigrant peruan që jeton në Milano u gjobit nga policët vendas nga Vigevano për veprime në kundërshtim me rregullat e sjelljes në publik.
Ai ishte në shoqërinë e disa djemve ekuadorianë, ndërsa shëtiste në “Via Mazzini”, në zemër të qytetit Lombard, ndjeu nxitjen e fortë për të urinuar. Nevoja ishte aq urgjente sa i riu uli pantallonat në troturarin pranë një qendre tregtare.
Në atë moment, një patrullë e policisë lokale po kalonte në zonë, duke e evidentuar dhe më pas i ka vendosur një gjobë 3300 euro. Agjentët i sqaruan emigrantit arsyen e vendosjes së gjobës e cila në fakt në vendin fqinj varion nga 5-10 mijë euro. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

