Ushtari i Putinit flet për luftën: Kemi armë të Afganistanit, kemi ngelur edhe pa bukë e ujë
Një parashutist rus ka dënuar publikisht luftën e vendit të tij në Ukrainë. Pavel Filatyev foli kundër konfliktit në një dëshmi prej 141 faqesh të postuar në faqen e tij të medias sociale VKontakte, dhe më pas u largua nga Rusia. Ai është anëtari i parë në shërbim i ushtrisë ruse që kritikoi publikisht pushtimin e Ukrainës dhe u largua nga vendi.
“Shumë e kuptuan se ne nuk ekziston aryseja të cilën qeveria jonë po përpiqet të na e shpjegojë. Se e gjithë kjo është një gënjeshtër. Ne thjesht po shkatërrojmë jetë paqësore. Ky fakt ndikoi jashtëzakonisht shumë në moralin tonë. Është kjo ndjenja se nuk po bëjmë asgjë të mirë”, u shpreh ai për CNN.
Tani në intervistën e parë për një media Perëndimore, ai thotë se kolegët e tij në ushtri janë të lodhur, të uritur dhe të zhgënjyer, dhe se nxitja për luftë nga Kremlini po “shkatërron jetët paqësore”. “Ne e kuptuam se ne u tërhoqëm zvarrë në një konflikt serioz ku thjesht po shkatërrojmë qytete dhe në fakt nuk po çlirojmë askënd”.
Sipas Filatyev, ushtarët dhe komandantët e tyre nuk e dinin se çfarë prisnin të bënin në Ukrainë. ‘‘Kazermat tona janë rreth 100 vjet të vjetra dhe nuk janë në gjendje të mbajnë të gjithë ushtarakët tanë, të gjitha armët tona janë të kohës së Afganistanit. Disa ditë pasi rrethuam Khersonin, shumë prej nesh nuk kishin ushqim dhe ujë”.

KOHA JONË SONDAZH

