Ushtari rus ”tradhton” Putinin: Lufta është e padrejtë. Ne vidhnim batanije dhe ushqime
Jo të gjithë rusët e mbështesin luftën në Ukrainë. Pavel Filatyev, një tjetër ushtar rus që del kundër regjimit të presidentit Vladimir Putinit dhe gjeneralëve të tij, që e dërguan për të luftuar një betejë që ai e cilëson të padrejtë.
“Ne ishim ulur nën zjarr artilerie në Mykolaiv. Në atë moment unë po pyesja veten se çfarë dreqin po bënim aty. Për çfarë ishte kjo luftë. Dhe atëherë mendoja tashmë se nëse do të kisha mbijetuar, do të kisha bërë gjithçka për të ndaluar gjithë këtë”, thotë ish-parashutisti.
Po ashtu Pavel zbulon barbarinë e njësive ruse në rrëmujë, teksa vjedhin batanije dhe ushqime në apartamentet e sapopushtuara. “Ashtu si egërsirat, ne hëngrëm gjithçka që gjetëm në rrugën tonë: bukë, qull, reçel, mjaltë, kafe. Nuk na interesonte asgjë, tashmë na kishin hedhur përtej çdo limiti”.

KOHA JONË SONDAZH

